Makeup-i ideal, pasqyron shpirtin tuaj sipas shenjës së horoskopit

Pavarësisht nëse jeni të fiksuara pas horoskopit ose nuk i kushtoni asnjëherë rëndësi parashikimeve, aftësitë në grim të kësaj artisteje do t’ju befasojnë! Setareh Hosseini nga Kanadaja ka krijuar një look për secilën shenjë dhe ka postuar rezultatet në Instagram. Për të krijuar secilën pamje, Hosseini është bazuar tek karakteristikat e secilës shenjë. Sa keq që Halloween-i mbaroi, do të kishte qenë një maskim i përkryer!

Dashi

Makeup-i ideal, pasqyron shpirtin tuaj sipas shenjës së horoskopit
Të zjarrtë dhe pasionantë, një mburojë hekuri dhe brirët e saj janë gjithnjë gati për betejë. Merr përgjegjësi dhe kërkon vazhdimisht për dinamika dhe konkurrencë. E nxitur nga etja dhe një lidere e patrembur që në lindje, ajo ka një shpirt të pastër, si të një fëmije.

Demi

Makeup-i ideal, pasqyron shpirtin tuaj sipas shenjës së horoskopit
Kokëfortë, e pakompromis, me një karakter të fortë, vëzhgim të shkëlqyer dhe vendosmëri. Ka një temperament të nxehtë, që do ta shfaqë kur i tejkalohen limitet. Pëlqen gjithçka që emocion shqisat e saj. Kontrollohet nga qetësia e brendshme dhe nga sensi i pabesueshëm i qëndrueshmërisë, është dhe do të mbetet një forcë për t’u marrë në konsideratë.

Binjakët

Makeup-i ideal, pasqyron shpirtin tuaj sipas shenjës së horoskopit
Njihet nga natyra kontradiktore, mendja e saj luhatet nga logjika drejt absurditetit. Është kombinim i inteligjencës së lartë, mprehtësisë dhe elokuencës. Gjithnjë në luftë mes të mirës dhe të keqes. Do të nxjerrë në pah të dyja anët tuaja për t’ju treguar gjëra që nuk e kishit menduar kurrë se duhet t’i shihnit.

Gaforrja

Makeup-i ideal, pasqyron shpirtin tuaj sipas shenjës së horoskopit
Është batica, shkëlqimi i lehtë i hënës, dallgët që përplasen në breg. Ndjen gjithçka deri në thellësi edhe pse nuk i pëlqen ta shprehë. Guacka e saj mund të jetë e fortë dhe shpeshherë e pathyeshme, por është gjithnjë në shërbim të shpirtit të saj të butë. Kur e prek atë, kupton që është më e vërtetë se gjithçka që mund të kesh ndjerë më parë. Pjesëza kozmike të hënës rrjedhin në venat e saj. Ngjashmëria e saj me hënën, do të bëjë të njihni një fytyrë të re të saj çdo ditë.

Luani

E dallon gjithnjë në mes të një turme me njerëz. Është ajo që qesh me zë të lartë, ka buzëqeshje rrëzëllitëse dhe reflekton vetëbesim. Ka flokë të bukur dhe lëkurë të shndritshme. Është një alfa, një luaneshë, një lider, një luftëtare. Mund të duket e butë, por ka një zjarr të pashtershëm që digjet brenda saj.

Virgjëresha

Personifikon të pafajshmen, pastërtinë dhe drejtësinë. Natyra me këmbë në tokë e bën më të zgjuar dhe analizuese në gjithçka. Ajo nuk i përket askujt dhe përpiqet gjithmonë të vërë rregull në një situatë kaotike.

Peshorja

Ka një personalitet për t’u vlerësuar, një zë melodioz dhe zemër të madhe. Për ta kuptuar, duhet të kuptoni mënyrën si funksionon një peshore, gjithnjë duke gjetur një balancë mes mendimeve dhe emocioneve. Është një lule me gjemba të fshehur dhe pa të, jeta nuk do të ishte njësoj.

Akrepi

Gjithçka fshihet në shikimin depërtues. I errët dhe gjithnjë duke bërë llogari, sytë e saj janë parashikues dhe hipnotizues. E fortë dhe e errët, gjysmë perëndi, gjysmë djall. Përpos të gjithave, është hyjnore dhe në sytë e saj, shfaqet shpirti.

Shigjetari

Është një endacake e palodhur, gjithnjë duke kërkuar për ide dhe eksperienca të reja. Shigjeta e saj simbolizon dëshirën për orientim dhe një qëllim më të lartë. Është aventuriere, inteligjenca e së cilës, ndërton një urë që lidh qiellin dhe tokën.

Bricjapi

Vendosmëria e saj është për t’u admiruar, vetëkontrolli i fuqishëm. Është ambicioze dhe merr përgjegjësi. Drejton me besnikëri arritjet e saj janë të shumta. Asnjë mal nuk është shumë i lartë për to, ndërsa dashuria e saj, është po aq e qëndrueshme sa toka.

Ujori

Është gjithnjë duke krijuar gjëra të reja në botën e saj. Ka shpejtësi mendimi dhe vepron në mënyrë të shpejtë, duke u bërë e paparashikueshme dhe rebele. Anarkia është veçantia e saj. Lufton për shpirtin, mençurinë dhe të ekuilibron mendjen. Është verbuese dhe e tmerrshme. E ndan një vijë shumë e hollë gjenialitetin dhe çmendurinë e saj. Jeton në të ardhmen.

Peshqit

Të lehtë dhe shumë të mistershëm. Mendja e saj noton në thellësi ku shumica do të mbyteshin. Lundron kundër rrymës, kjo përfaqëson dualitetin e shpirtit të saj. Është e magjishme dhe zemra e saj është një oqean emocionesh; gjithnjë duke ëndërruar për vende ku vetëm ajo mund të hyjë.

Burimi: Cosmopolitan

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *