HOROSKOPI SHTATOR 2020 – Parashikimi për të gjitha shenjat

Horoskopi i Shtatorit 2020 për të gjitha shenjat e zodiakut ju zbulon se çfarë duhet të prisni në dashuri, në punë, financa dhe mirëqenie. Rreshtimi i planetëve është i rëndësishëm për të kuptuar se si të lëvizim gjatë këtij muaji të ri të vitit 2020: le të zbulojmë horoskopin e shtatorit 2020 dhe parashikimet për të gjitha shenjat e zodiakut.

1) Dashi

Muaji Shtator 2020 për ju të lindurit nën shenjën e Dashit është i favorshëm dhe ju jep një mbështetje shtesë për sa i përket ndjenjave. Takimet që do të intensifikohen gjatë pjesës së dytë të muajit janë të favorshme.

2) Demi

Muaji Shtator sjell për ju të lindurit nën këtë shenjë një bashkëpunim total, një dëshirë për t’u rikthyer në lojë dhe përqendrim në të gjitha projektet në zhvillim. Nëse jeni duke kërkuar dashuri, fatkeqësisht ky nuk duket se është momenti i duhur por mos kini dyshime, herët a vonë gjithçka do të rregullohet.

3) Binjakët

Ju jeni në gjendje të shkëlqyer dhe planetët e dinë këtë! Në fakt, shtatori do të jetë për ju një muaj shumë i favorshëm për ndjenjat, pavarësisht nëse jeni çift apo beqarë. Sa për punën dhe financat, ka një qiell të përsosur!

4) Gaforrja

Muaji shtator i vitit 2020 për ju të lindurit nën shenjën e Gaforres do të jetë një muaj i stresit të fortë emocional dhe nuk do i keni gjërat nën kontroll. Humori juaj i ndryshueshëm do t’ju bëjë që të mendoni më keq, përkundrazi duhet të përqendroheni në ngjarjet e ardhshme.

5) Luani

Një muaj shumë i favorshëm nga çdo këndvështrim. Në dashuri do të keni sukses të madh: nëse jeni në çift do doni të bëni këtë bashkim, ndërsa nëse jeni beqarë do keni shumë shanse të takoni bashkëshortin tuaj.

6) Virgjëresha

Eshtë një periudhë e qetësisë së sheshtë në përgjithësi dhe ju, që jeni mësuar të keni gjithçka nën kontroll, do ta gjeni veten të destabilizuar. Përqendrohuni në ato që ju interesojnë më së shumti sepse shtatori i vitit 2020 nuk do të sjellë ndonjë lajm pozitiv ose ndonjë lajm interesant.

7) Peshorja

Planetët ju ftojnë të jeni të duruar, sepse ky qiell i shtatorit duket i mbushur me re në të gjitha kuptimet. Marsi do të testojë durimin tuaj dhe do të vini re se përrallat nuk ekzistojnë më.

8) Akrepi

Shkëndija dhe në dashuri nëse jeni çift, të gatshëm të takoni bashkëshortin tuaj të shpirtit nëse jeni beqarë! Shkurt, një qiell shumë pozitiv që premton jo pak risi edhe për sa i përket punës dhe financave.

9) Shigjetari

Entuziazmi juaj, si gjithmonë, do të jetë në gjendje t’ju bëjë që të notoni edhe nëse muaji Shtator nuk duket të jetë pozitiv. Dashuri e mirë, me takime të kënaqshme dhe në punë me qëllime të mira për muajt e ardhshëm.

10) Bricjapi

Shumë gjëra për të menduar dhe organizuar, do t’ju ​​bëjnë të humbni vëmendjen e objektivave kryesore: këtë muaj mos bëni hapa të rrezikshëm përpara, por planifikoni rrugën për fundvitin i cili do të jetë shumë pozitiv!

11) Ujori

Të gjallë, optimistë dhe magjepsës, qielli i Shtatorit hap dyert për të dashuruarit dhe pasionantët. Mos u frenoni në asgjë dhe mos injoroni asnjë mundësi që paraqitet para jush. Po ashtu një muaj i shkëlqyer për punën.

12) Peshqit

Nuk do të jetë një muaj me premtime të mëdha dhe kënaqësi të mëdha. Do të dëshironi të ndryshoni por në të njëjtën kohë qielli i shtatorit kërkon shumë durim dhe qetësi: qëndroni ulur dhe prisni momentin e duhur për të vepruar. / meb.al

Author: sirod

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *