
Dashi – 3 yje – Ide, reformime, udhëtime, kontakte e ngritje në karrierë, por Mërkuri i kundërt i kthen pas në jetën ekonomike e personale. Do hasin disa vonesa dhe ngatërresa gjatë kësaj jave.
Demi – 2 yje – Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre i jep një drejtim që s’e kishin llogaritur, ndihen të pasigurt. Disa probleme të jetës personale rikthehen. Pavarësisht se do shkëlqejnë në disa ide e plane, do kenë një lloj regresi që çdo gjë lulëzon por nuk kanë optimizmin e duhur për ta shfrytëzuar. Është një mësim karmik.
Binjakët – 3 yje – Dielli në shenjën e tyre, largimi i Mërkurit të kundërt shkoi në çështjet e punës, prapaskenat, aty ku iu dhemb më shumë. Ndaj problemet e paqartësitë rikthehen si një ëndërr e keqe, pasiguri e brendshme e nuk do ndihen kaq në formë sa rrezatimi i diellit në shenjën e tyre.
Gaforrja – 2 yje – Gaforret e ndjeshme ndikohen nga ikja e Mërkurit të kundërt dhe disa pika ku mbështeteshin nuk janë më të forta dhe diskutohen. Miq, shokë, njohje të fundit duhet t’i ekzaminojnë dhe do zhgënjehen nga disa persona që rezultojnë se nuk janë siç duken. Korniza e gjerë është një tablo e bukur.
Luani – 3 yje – Shenja energjike e zjarrit, por 10-ditëshi i tretë do hasë probleme me punën e eprorët. Do jenë njerëz me pushtet e kockë të fortë dhe do rivendosen në një pozicion jo komod në karrierë e çift. Ide, freski, udhëtime, kontakte, dashuri të paparë, por të kenë në vëmendje çështjet e karrierës.