
Dashi
Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni si dy adoleshente dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret duhet t’i shohin me kujdes te gjithë pretendentet. Nxitimi mund t’i çoje ne rruge te gabuar. Ne planin financiar nuk duhet t’i lini gjerat pas dore sepse situata mund te ndërlikohet tej mase.
Demi
Merkuri do jete i pozicionuar me se miri sot ne jetën tuaj sentimentale. Komunikimi do jete i ngrohte si me pare dhe nuk do keni aspak debate apo mosmarrëveshje. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe një histori dashurie te veçante. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do ndiheni për mrekulli. tashme nuk mund te ankoheni dot.
Binjaket
Partneri juaj do tregohet shume i përkujdesur për ju gjate kësaj dite. Do kaloni momente te shkëlqyera ne krahët e tij dhe do falënderoni edhe njëherë personat qe iu kane njohur. Beqaret do bëjnë mire te mos fillojnë aventura kalimtare. Ne planin financiar duhet ta riorganizoni situatën nëse doni qe gjerat te ecin ne rrjedhën e duhur.
Gaforrja
Nuk priten vështirësi te mëdha gjate kësaj dite ne planin sentimental te çifteve megjithatë dita nuk do jete shume e vështirë. Mundohuni te mos iu besoni shume fjalëve qe do iu thonë te tjerët. Beqaret do kenë shume pak mundësi ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Financat do jene goxha te paqëndrueshme dhe delikate. Mos kryeni shpenzime te panevojshme.
Luani
Dëgjojini këshillat e partnerit tuaj sot sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do filloje te përmirësohet. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por ende nuk do ia arrijnë qëllimit. Do ju duhet ende te prisni. Fale mbështetjes qe do iu japë Neptuni financat do fillojnë te stabilizohen me shpejt sesa dhe ju vete mendonit.
Virgjeresha
Jeta ne çift nuk do jete shume pasionante, megjithatë gjerat do ecin mire. Mundohuni te mos tregoheni kokëfortë dhe here pas here ta toleroni atë qe keni ne krah. Beqaret do takojnë disa miq te vjetër me te cilët kishin kohe qe kishin humbur lidhjet dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Për financat do jete dite mjaft komplekse. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.