
Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan paralajmëroi një rritje të nervozizmit, ankthit dhe ngarkesës emocionale për pjesën më të madhe të shenjave.
Por, sipas saj një qasje e matur dhe emocione të kontrolluara mund të sjellin përfitime të mëdha.
Mbështetja e Saturnit premton stabilitet dhe përforcim të lidhjeve, ndërkohë që fundjava mund të sjellë takime të papritura dhe kthesa të rëndësishme. Duhet të tregojmë kujdes me fjalët, firmat dhe konfliktet, pasi gjithçka po ndryshon!
“Kryesorja për periudhën në vijim dhe nuk flas vetëm për javën që vjen, por flas për të paktën 15 ditëshin në vijim, duke filluar nga data 12 Maj do të jeni në ndikimin e Hënës së plotë, e cila zhvillohet në shenjën e Akrepit.
Një pozicion ku Hëna nuk ndjehet shumë mirë, prandaj jemi pak të stresuar me ankth dhe nervozizëm më të madh. Gjërat do i ekzagjerojmë në gjendjen tonë shpirtërore, nëse dimë të kontrollojmë këtë pjesën emocionale, e cila do të jetë e ngarkuar duhet të dimë se do të dalim të fituar.
Pasi Hëna e plotë që zhvillohet ka një lidhje harmonike me Saturnin që zhvillohet në gradat e fundit të shenjës së Peshqve, e cila na premton mbështetje reale psikologjike, forcim të pozitës dhe marrëdhënieve, mjafton që ne të mos reagojmë pa strategji.
Nuk duhet që të bëhemi fanatikë të mendimeve dhe të sjelljeve. Mos kini zili, krahasimi është armiku i përparimit dhe i suksesit. Kujdes të hënën dhe të martën se çfarë thoni dhe çfarë firmosni. Paralelisht kujdes të shtunën dhe të dielën, evitoni konfliktet, kontradiktat. Ndërkohë që fundi i javës do të ketë ndryshime dhe kjo Hënë e plotë premton ndryshime, ngjarje të papritura. Mund të kemi takime të papritura nga e kaluara, ose nga njerëz të rinj të cilët do të sjellin ndryshime pozitive në jetën tonë,”, tha astrologia.
Dashi – Kryesorja për ju është që të organizoni sa më mirë sferën tuaj financiare. Të jeni parashikues se mund të dalin detyrime, të cilat deri tani nuk i kishit të parashikuara. Megjithatë me këtë Hënë të plotë në shenjën e Akrepit do të gjeni dhe mbështetje, mjafton që të ruani ekuilibrat dhe të mos hyni në konflikte apo kontradikta. Mos hyni në konflikte për çështje financiare. Në fund të javës mos tregoni nxitim, evitoni nervat dhe shpenzimet e pamenduara. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të keni fitime të papritura.
Demi – Hëna e plotë e cila zhvillohet përballë jush sjell në sipërfaqe çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe bashkëpunime, prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos reagoni. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të keni ndryshime, disa nga ju do të vendosni vetë për të fituar lirinë. Mund të keni prishje të disa marrëdhënieve profesionale për të bërë diçka tuaj, ose prishje të një marrëdhënieje personale. Nëse doni të merrni vendime të tilla, duhet që të dini mirë pasojat që mund të kenë gjërat, sepse liria kërkon sakrifica. Në këto dy javë evitoni konfliktet dhe bëni shumë kujdes në ato se çfarë u kërkoni prindërve apo eprorëve tuaj, mund të mos merrni atë që doni. Në fund të javës mund të keni disa konflikte me punën dhe familjen. Në fund të javës gjithashtu do të keni takime shumë interesante, por bëni kujdes tek mënyra se si do të reagoni.